Arrestohet 37 vjeçari, lëvizte me kallashnikov dhe municion luftarak në veturë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 37 vjeçari, lëvizte me kallashnikov dhe municion luftarak në veturë

    Insajderi
    08 September 2023 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 37-të vjeçar është arrestuar nga ana e Policisë së shtetit të Shqipërisë.

    Sipas informative, ai kishte fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak në bagazhin e makinës që drejtonte.

    Po ashtu në pranga është vënë edhe një shtetas tjetër, i cili ishte pasagjer, për moskallëzim krimi, raporton Abcnews.

    Më tutje është bërë e ditur se “Blutë” kanë sekuestruar armën dhe municionin luftarak.

    Njoftimi i Policisë:

    DVP Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Covered”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

    Kishte fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, në bagazhin e automjetit që drejtonte, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari.Vihet në pranga edhe pasagjeri në automjet, për moskallëzim krimi.

    Sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov dhe municioni luftarak.

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për dy shtetas që qarkullonin me armë zjarri, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Covered”.

    Si rezultat i këtij operacioni, në lagjen “Valas”, Cërrik, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar shtetasit:

    -37 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;– 32 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

    Gjatë kontrollit në automjetin  shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark