Insajderi
Biznes

Siemens ndërpren disa furnizime për Rusinë

Insajderi
21 July 2017 - 13:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjiganti industrial i Gjermanisë Siemens tha se do të shkurtojë disa nga lidhjet e tij me Rusinë, pas informacioneve se katër turbina me gaz, të shitura për përdorim në një central elektrik rus, janë transferuar “në mënyrë të paligjshme” në gadishullin ukrainas të Krimesë.

Siemens tha se “për momentin” do të ndalojë furnizimin e kompanive shtetërore ruse me pajisje për gjenerim të energjisë elektrike.

Krimeja është subjekt i sanksioneve të Bashkimit Evropian, prejse Rusia e ka aneksuar atë nga Ukraina në mars të vitit 2014, njofton rel.

Siemens tha se nuk ka indikacione për shkelje të rregullave të eksportit, porse ka “informacione të besueshme” se turbinat kanë përfunduar në Krime.

 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark