Moti për javën e ardhshme në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Moti për javën e ardhshme në Kosovë

    Insajderi
    01 October 2023 - 22:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius, e ato maksimalet ndërmjet 20-23 gradë.

    Ndërsa, sipas IHMK-së, mot i ngjashëm do të jetë edhe gjatë së martës, por të ketë një rritje të lehtë të temperaturave maksimale.

    Ato minimalet do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë, e maksimalet ndërmjet 20-24 gradë celsius.

    E mërkurë- Do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. E premte- Mot kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik.

    Gjatë pesë ditëve do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-5 m/s.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark