Arifi i dërgon letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shënjestër të një grupi terrorist - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arifi i dërgon letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shënjestër të një grupi terrorist

    Insajderi
    03 October 2023 - 23:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

    “Shqiptarët e Luginës kanë qenë të dënuar, të pambrojtur dhe të diskriminuar për 30 vjet dhe në 10 vitet e fundit edhe të pasivizuar nga adresat e tyre”, thuhet në letër.

    Në këtë letër, Arifi ka thënë se nëse dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ndërpritet atëherë shqiptarët e Luginës së Preshevës janë në shenjëstër të një situate apo grupi terrorist.

    “Është jetike për ne të aktivizoni të gjitha kanalet e komunikimit diplomatik, për të garantuar siguri për shqiptarët në Luginë. Përndryshe, Lugina e Preshevës me veriun mund të bëhet “fuçi baruti””, thuhet në letër.

    Mes tjerash në këtë letër thuhet se Lugina e Preshevës është Kosovë dhe se çdo sulm ndaj shtetit të Kosovës në mënyrë të drejtëpërdrejtë prek banorët e Luginës së Preshevës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark