Ky është i riu që vdiq në Rahovec, u rrokullis me traktor - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ky është i riu që vdiq në Rahovec, u rrokullis me traktor

    Insajderi
    09 October 2023 - 16:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ky është i riu që vdiq në Rahovec, u rrokullis me traktor.

    Një person ka humbur jetën në Rahovec pasi që është rrokullisur nga traktori. Avni Gashi nuk arriti të mbijetojë pas vetaksidentit me traktor që kishte në fshatin Sapniq.

    Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

    “Është raportuar se viktima kosovar është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime” thuhet në raportin e Policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark