“One Albania”, Deputeti Gjini: Shqetësim i madh, disave ju ka bllokuar numrin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “One Albania”, Deputeti Gjini: Shqetësim i madh, disave ju ka bllokuar numrin

    Insajderi
    11 October 2023 - 21:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas denoncimeve në media dhe nga CNA lidhur me problematikat që po hasin abonentët në kompaninë telefonike “One” shqetësimi është ngritur dhe nga deputeti i Partisë Socialiste i zgjedhur në Qarkun e Shkodrës, Frrok Gjini.

    Gjini shprehu në Komisionin për Ekonominë dhe Financat shqetësimin që ka marrë nga qytetarët lidhur me problemet që ata kanë pasur me kompaninë e telefonisë celulare “One”.

    Sipas tij shetësimet nga kjo kompani janë kthyer në një gangrenë për qytetarët.

    Madje ka pasur deputetë që ju është mbajtur numir i bllokuar për një periudhë 1 mujore.

    “Duke pasur parasysh një shqetësim të madh që kanë pasur qytetarët në lidhje me kompaninë celulare ‘ONE’ që operon a është mirë që komisioni të flasë me Autoritetin e Telekomunikacionit për këtë problem. Sepse qytetarët po vuajnë shumë me faturat, po I vjedhin nuk ju ofrojnë shërbimet. Nëse e shikoni të arsyeshme si komision. Është bërë një gangrenë me qytetarët. Ka dhe deputetë këtu që ua kanë mbajtur telefonin me nga një muaj të bllokuar. Kjo është shumë shqetësuese.”, tha Gjini.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark