Rama të premten në Britaninë e Madhe, në fokus emigrantët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama të premten në Britaninë e Madhe, në fokus emigrantët

    Insajderi
    11 October 2023 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të udhëtojë të premten drejt Britanisë së Madhe për një vizitë zyrtare ku pritet të takohet me homologun e tij, Rishi Sunak.

    Në fokus të vizitës pritet të jetë çështja e emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.

    Disa ditë më parë gjatë qëndrimit në Granada ku mori pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, Rama zhvilloi një takim të përbashkët me liderët kryesorë të Evropës, mes të cilëve edhe kryeministrin britanik.

    Në fokus të bisedimit ka qenë lufta kundër grupeve që organizojnë kalimin e emigrantëve në Britaninë e Madhe./Euronews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark