K O N K U R S
Për plotësimin e vendit të punës
Titulli i punës: Mekanik/e 1 (një) pozitë
I raporton: Kryepunëtorit për mjete të punës
Niveli i pagës: 5
Orët e Punës: 40 orë në javë
Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të pacaktuar ( puna provuese 3 muaj)
Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Kualifikimet:
• Diplomë e shkollës së mesme, preferohet në lëmin e makinerisë;
• Përvojë pune së paku 2 vite, përshirë punë profesionale;
• Patentë shofer kategoria B;
• Preferohen kurse dhe trajnime tjera gjatë karrierës profesionale;
• Preferohet patentë shofer në kategoritë tjera relevante për mjete transportuese dhe mjete të
rënda të punës.
Aftësitë:
• Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmojë fleksibilitet në punë;
• Njohje të materialeve dhe mjeteve të punës që kanë të bëjnë me punën e mekanikut;
• Të ketë kujdes të shtuar dhe të respektojë normat për sigurinë në punë;
• Duhet të jetë në gjendje të lexojë, kuptojë manualet që kanë të bëjnë me makinat dhe procesin e punës;
• Të jetë i gatshëm të punojë në të gjitha kushtet atmosferike;
• Të jetë i gatshëm të punojë natën dhe fundjavave;
• Të jetë i gatshëm të qëndrojë në këmbë për periudha të gjata kohore;
• Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;
• Etikë në punë dhe integritet.
Procedura e Konkurrimit
Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga ëeb faqja e internetit në adresën:
www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.
Dokumentet që duhet të bashkangjiten:
Aplikacioni i NPB-së;
Dëshmitë për Shkollim- Diplomë e shkollës së mesme, preferohet në lëminë e makinerisë
Përvojë pune së paku 2 vite, përshirë punë profesionale
Patentë shofer kategoria-B
Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
Kopjen e letërnjoftimit;
Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.
APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.
Shpallja është e hapur që nga data 12.10.2023 deri më 26.10.2023
Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.