Insajderi
Biznes

K O N K U R S: Titulli i vendit të punës: Zyrtar/e për Takime me Banorë dhe Kontraktim- 1 (një) pozitë

Insajderi
13 October 2023 - 16:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
K O N K U R S: Titulli i vendit të punës: Zyrtar/e për Takime me Banorë dhe Kontraktim- 1 (një) pozitë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Titulli i vendit të punës: Zyrtar/e për Takime me Banorëdhe Kontraktim- 1 (një) pozitë

I raporton: Udhëheqësit/es të/së Divizionit për Shitje dhe Kontraktim

Niveli i pagës: 6

Orët e Punës:  40 orë në javë

Kohëzgjatja e Kontratës: E pacaktuar (3 muaj punë provuese)

Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

Titulli i vendit të punës:  Zyrtar/e për Takime me Banorëdhe Kontraktim

I raporton: Udhëheqësit/es të/së Divizionit të Shitjes dhe Kontraktimit

Niveli i pagës: 6

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Mban kontakt të rregullt me konsumatorët e shërbimit të Renovimit dhe Mirëmbajtjes së Ndërtesave;
  2. Mban takime të rregullta me njësitë vendimmarrëse të ndërtesave dhe evidenton kërkesat e tyre në raport me shërbimin e mirëmbajtjes;
  3. Mban konsultime dhe takime me pronarët e njësive të ndërtesave të banimit për punët që ndërlidhën me shërbimin e mirëmbajtjes;
  4. Angazhohet në krijimin e këshillave administrative të ndërtesave të hapësirave të përbashkëta për konsumatorët potencial të Ndërmarrjes duke ndjekur legjislacionin në fuqi;
  5. Së bashku me Udhëheqësin e Divizionit të Shitjes dhe Kontraktimit përgatit planin operacional për takimet me banorë për Renovimin dhe Mirëmbajtjen e Hyrjeve në Ndërtesat shumë-banesore;
  6. Mban dhe përgatit takimet me banorë në bazë të planit operacional të takimeve me banorë për Renovim dhe Mirëmbajtje si dhe të takimeve për shpërndarjen e RF-ID-ve (çipave);
  7. Evidenton kërkesat e banorëve të ndërtesave, përkitazi me administrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve të përbashkëta dhe i përcjell ato tek organet kompetente të Ndërmarrjes;     
  8. Përdor aplikacione standarde për evidentimin e kërkesave të banorëve;
  9. Raporton në baza javore te Udhëheqësi/ja i/e Divizionit për vizitat në teren, punët e kryera si dhe të hyrave materiale;
  10. Sistemon dokumentacionin që ndërlidhet me konsumatorët e Departamentit të Mirëmbajtjes dhe Renovimit të Ndërtesave;
  11. Mban evidencën e kontratave për shërbimin e mirëmbajtjes;
  12. Udhëheqësi i Divizionit mund t’a ngarkoj me detyra të tjera që lidhen me pozitën sipas nevojës së NPB-së;
  13. Në rast të mungesës së zyrtarëve të tjerë me urdhër të menaxhmentit mund të zëvendësoj dhe të kryej detyra tjera.

Kualifikimet:

  • Diplomë e shkollës së mesme;
  • 1 vit përvojë pune, e preferuar në marrëdhëniet me klientë;

Aftësitë:

  • Shkathtësi kompjuterike në Microsoft Office;
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze;
  • Në gjendje për të punuar nën presion dhe me orar të zgjatur;
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;
  • Etikë dhe integritet në punë;
  • Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmoj fleksibilitet në punë.

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën:

www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

Dokumentet që duhet të bashkangjiten:

Aplikacioni i NPB-së;

Dëshmin e Shkollës së mesme;

Dëshmitë për përvojën e punës 1 vjeçare, e preferuar në marrëdhënie me klientë;

Kurse dhe trajnime tjetra profesionale gjatë karrierës;

Preferohet Patentë shofer kategoria B;

Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);

Kopjen e letërnjoftimit;

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy  (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data  13.10.2023 deri më  27.10.2023.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark