Insajderi
Biznes

Wintech SH.P.K: Kompania lidere në tregun kosovar të prodhimit të dyerve dhe dritareve nga Alumini dhe PVC

Insajderi
16 October 2023 - 13:28
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Wintech SH.P.K: Kompania lidere në tregun kosovar të prodhimit të dyerve dhe dritareve nga Alumini dhe PVC
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

”WINTECH shpk” është themeluar në Mars të vitit 2017, si rezultat i kërkesës për furnizim me dyer e dritare në projektet e kompanisë ndërtimore VLLEZERIT ASLLANI.

Për një periudhë të shkurtër kohore, “WINTECH shpk” ka arritur të jetë një ndër kompanitë më të suksesshme në tregun vendor dhe ndërkombëtarë. Fillimi i veprimtarisë ka nisur me një numër simbolik prej 6 punëtorve vetëm në sektorin e PVC-së, mirëpo me zhvillimin e hovshëm të kompanisë është rritur edhe kërkesa për furnizim me produkte tjera.

Si rrjedhojë e këtij zhvillimi dhe kërkesave të ndryshme, nga muaji Tetor I vitit 2020, fillon punën edhe sektori i përpunimit të xhamit “WINTECH GLASS”, sektori i aluminit “WINTECH ALUMIN” dhe sektori i përpunimit të çelikut “WINTECH STEEL”.

Të gjitha sektoret janë të pajisura me makineri të teknologjisë së fundit. Pas një periudhe 6 vjeçare dhe sukseseve të njëpasnjëshme, “WINTECH SHPK” numëron:

1. Zyrën teknike me 8 inxhinierë-arkitektë,
2. Zyrën e prokurimit me 4 ekonomistë-profesionistë të lëmisë,
3. 4 Projekt-menaxher të punishteve,
4. Mbi 130 punëtorë në prodhim dhe montim.

Sot, “WINTECH shpk” është lidere në fushën e prodhimit të dyerve dhe dritareve nga PVC dhe alumini, roletave, përpunimit të llojeve të ndryshme të xhamit, fasadave nga xhami, fasadave të ventiluara, parmakëve dhe terasave, kupollave nga xhami etj. “WINTECH shpk” bën eksportin e produkteve në disa shtete evropiane si psh: Gjermani, Austri, Belgjikë, Zvicër, Itali dhe vitet e fundit edhe në tregun e Kanadës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark