Insajderi
Biznes

SHPALLJE: Artist/e në fushën e artit pamor (3)

Insajderi
16 October 2023 - 14:01
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
SHPALLJE: Artist/e në fushën e artit pamor (3)
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

SHPALLJE

Për Angazhim në Punë dhe Detyra Specifike

Titulli:  Artist/e në fushën e artit pamor (3)

Projekti/Tema: ‘’Mural ndërgjegjësues për kancerin e gjirit për Muajin Rozë’’

Periudha: 8 ditë. Puna duhet të përfundoj brenda muajit tetor                                                                                                                                       

Përmasat e muralit: 9 m në lartësi me 7 metra në gjerësi (pa prapavi )

Stili i artit: Ekspresionizëm abstrakt

Kompensimi: 670 euro neto/ person

I raporton: Kryeshefit Ekzekutiv dhe Koordinatorit të Projekteve

Specifikimi i detyrave te punës:

  • Bashkëpunon ngushtë me ekipin e NPB për të realizuar muralin që përputhet me objektivat e projektit;
  • Përcjell feedbackun (informatat kthyese) dhe bën rregullimet e nevojshme;
  • Të llogaris sasinë e materialëve dhe të ofroj materialet dhe furnizimet  e nevojshme për të realizuar projektin/muralin, duke siguruar cilësinë e tyre;
  • Pregaditja e hapësirës për realizimin e muralit, duke përfshirë, përgatitjen e murit, skicimin e dizajnit dhe pikturimin e përpiktë të muralit;
  • Ofron përditësime ditore mbi progresin e pikturës murale për koordinatorin e projektit, duke siguruar që projekti të realizohet sipas planit dhe çdo çështje të adresohet në kohë;
  • Sigurohet që projekti/murali të realizohet në afatin e këekuar kohor;
  • Të siguroj që hapësira e punës të mbahet e pastër dhe e sigurtë gjatë gjithë projektit;
  • Të siguroj që të mos pengohet puna dhe qarkullimi në hapësirën e punës.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Shkollim universitar në fushën e artit/ pikturë;
  • Së paku 5 vite përvojë pune në murale (mund të dëshmohet me portfolio të punës);
  • Preferohen kurse dhe trajnime tjera të fushës relevante.

Mënyra e konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyrat e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën: http://npbanesore.com/shpalljet mundësi punësimi/.

Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën rr. Zija Shemsiu nr.22,Prishtinë, apo të aplikojnë përmes e-mailt zyrtar [email protected] apo përmes postes.

Kandidatët të cilët konkurrojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe e-mail adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë.

Aplikacionit duhet bashkangjitur:

Formulari i aplikimit

CV (Europass ose të ngjajshme)

Letërnjoftim apo Pasaporte valide

Diplomën e Universitetit

Dëshmi tjera për certifikime profesionale

Portfolio e punës

Skicat/dizajnet e propozuara nga artistët për projektin/muralin e kërkuar

Referenca apo dëshmi tjera për vërtetim të përvojes së punës

Vërtetimin nga Gjykata që nuk është i dënuar me aktgjykim të formës së prerë ne 5 vitet e fundit (vlen edhe nga E-Kosova)

Mënyra e përzgjedhjes:

– Përzgjedheja e artistëve do të bëhet në bazë të dokumentacionit të ofruar nga kandidatët që përputhet me kërkesat e konkursit.

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë Brenda dy  (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data 16.10.2023  deri më 20.10.2023

Për informata më të hollësishme mund të na kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel: 038 606 672.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark