Europarlamentarja: Kosova dhe Serbia ta gjejnë një ekuilibër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Europarlamentarja: Kosova dhe Serbia ta gjejnë një ekuilibër

    Insajderi
    25 October 2023 - 17:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e Parlamentit Evropian, Alessandra Moretti, ka thënë sot se presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kanë “përgjegjësi të madhe për të gjetur një zgjidhje për të dyja vendet”, sepse qytetarët kanë frikë nga dhuna dhe duan paqe.

    Moretti ka kujtuar rezolutën e Parlamentit Evropian që kërkon dialog dhe deeskalim mes Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se ka pasur shumë episode dhune, prandaj duhet gjetur një zgjidhje.

    “Mesazhi që dërgon Europa është se qytetarët e Serbisë duhet të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e zgjerimit, Serbisë i duhet Evropa dhe Serbia ka nevojë për Evropën”, tha ajo për Fonet dhe ritheksoi domosdoshmërinë e deeskalimit në marrëdhëniet me Kosovën.

    “Duhet të gjendet një ekuilibër, ne duam normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, por edhe Serbia duhet të gjejë rrugën e saj dhe të na bashkohet neve përmes reformave”, shtoi Moretti, e cila bashkëkryeson Komitetin për Stabilizim dhe Asociim të Serbisë dhe BE-së.

    Moretti theksoi gjithashtu rëndësinë e harmonizimit të Serbisë me politikën e jashtme të BE-së ndaj Rusisë, në mënyrë që të demonstrojë unitet dhe pajtueshmëri. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark