Insajderi
Lajme

Macron: Kurti dhe Vuçiq u shprehen gati për zbatim të Ohrit dhe Asociacionit

Insajderi
27 October 2023 - 20:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Macron: Kurti dhe Vuçiq u shprehen gati për zbatim të Ohrit dhe Asociacionit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka folur për takimet e të enjtes në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.

Kreu i shtetit të Francës ka thënë se nga Kurti dhe Vuçiq kanë marrë qëndrime të qarta për gatishmërinë e tyre që të zbatojnë marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit si dhe themelimin sa më të shpejt të Asociacionit të komunave me Shumicë Serbe.

“ Nga Kurti dhe presidenti Vuçiq dje morëm deklarata të qarta për gatishmërinë e tyre për zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, si dhe për themelimin sa më të shpejtë të Asociacionit”, ka thënë Macron.

Macron theksoi se BE dëshiron që kjo të bëhet realitet tani dhe që normalizimi i marrëdhënieve të vazhdojë.

Ai gjithashtu ka thënë se kanë dënuar sulmin e 24 shtatorit dhe kanë kërkuar nga Vuçiq masa të qarta dhe hetim.

“Ne e dënuam sulmin e 24 shtatorit dhe kërkuam masa të qarta dhe hetim nga presidenti Vuçiq”, theksoi Macron


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark