Vuçiq: Mund të zbatojmë pikat që nuk nënkuptojnë njohjen de facto apo de jure të Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiq: Mund të zbatojmë pikat që nuk nënkuptojnë njohjen de facto apo de jure të Kosovës

    Insajderi
    29 October 2023 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se Beogradi ka thënë dhe vazhdon të thotë se është i gatshëm të përmbushë gjëra “që nuk nënkuptojnë njohjen de facto apo de jure të Kosovës dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, siç është OKB-ja”.

    Ne jemi gati, por dikush duhet të formojë Asociacionin dhe ata nuk e duan, kështu që e gjithë historia është si një rreth vicioz, shqiptarët po shpikin marifete që disa në perëndim bëjnë sikur nuk i shohin. Problemi është se e gjithë kjo është në dëm të popullit tonë në Kosovë”, tha Vuçiq, përcjellë Kosovo Online.

    Tutje, Vuçiq theksoi se nuk ka kërkuar asnjë letër motivuese por, thotë ai, ka shkruar një fjali që thotë se Beogradi është i gatshëm t’i përmbushë obligimet e saj në përputhje me marrëveshjen, por kjo do të thotë se Beogradi nuk mund ta pranojë pavarësinë e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark