Insajderi
Biznes

K O N K U R S: Mekanik/e 1 (një) pozitë

Insajderi
02 November 2023 - 14:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
K O N K U R S: Mekanik/e 1 (një) pozitë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Titulli i punës: Mekanik/e 1 (një) pozitë

I raporton: Kryepunëtorit për mjete të punës

Niveli i pagës: 5

Orët e Punës:  40 orë në javë

Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të pacaktuar ( puna provuese 3 muaj)

Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Është përgjegjës/e për realizimin e objektivave të caktuara nga Kryepunëtori për mjete të punës dhe Udhëheqësi i Divizionit për Mbështetje Administrative dhe Logjistike;
  2. Koordinon punët me punëtorët tjerë në lidhje me kërkesat dhe nevojat për kryerjen e aktiviteteve të nevojshme;
  3. Bashkëpunon ngushtë me Kryepunëtorin për përmbushjen e objektivave;
  4. Merr pjesë në mbledhjet e rregullta bashkë me Kryepunëtorin e grupit dhe anëtarët e tjerë të grupit;
  5. Është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe riparimin e eskavatorëve, kamionëve, kamionetave, pirunerëve, cilindrave ngjeshës, makinave dhe pajisjeve tjera për nevojat e Departamenteve;
  6. Duhet të dijë të lexojë skicat dhe planet;
  7. Mban përgjegjësi për materialin e shpenzuar si dhe shpenzimet e materialit i shënon në dokumentacionit të NPB-së;
  8. Është përgjegjës për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e mjeteve të punës.

Kualifikimet:

• Diplomë e shkollës së mesme, preferohet në lëmin e makinerisë;

• Përvojë pune së paku 2 vite, përshirë punë profesionale;

• Patentë shofer kategoria B;

• Preferohen kurse dhe trajnime tjera gjatë karrierës profesionale;

• Preferohet patentë shofer në kategoritë tjera relevante për mjete transportuese dhe mjete të

rënda të punës.

Aftësitë:

• Shkathtësi për të punuar në grup, nën presion dhe të dëshmojë fleksibilitet në punë;

• Njohje të materialeve dhe mjeteve të punës që kanë të bëjnë me punën e mekanikut;

• Të ketë kujdes të shtuar dhe të respektojë normat për sigurinë në punë;

• Duhet të jetë në gjendje të lexojë, kuptojë manualet që kanë të bëjnë me makinat dhe procesin e punës;

• Të jetë i gatshëm të punojë në të gjitha kushtet atmosferike;

• Të jetë i gatshëm të punojë natën dhe fundjavave;

• Të jetë i gatshëm të qëndrojë në këmbë për periudha të gjata kohore;

• Shkathtësi të shkëlqyera komunikative, organizative dhe analitike;

• Etikë në punë dhe integritet.

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga ëeb faqja e internetit në adresën:

www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

Dokumentet që duhet të bashkangjiten:

Aplikacioni i NPB-së;

Dëshmitë për Shkollim- Diplomë e shkollës së mesme, preferohet në lëminë e makinerisë

Përvojë pune së paku 2 vite, përshirë punë profesionale

Patentë shofer kategoria-B

Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);

Kopjen e letërnjoftimit;

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy  (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data  02.11.2023 deri më  16.11.2023

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark