Insajderi
Biznes

Zyrtar/e për Shitje – 1 (një) pozitë

Insajderi
06 November 2023 - 14:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zyrtar/e për Shitje – 1 (një) pozitë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Titulli i vendit të punës: Zyrtar/e për Shitje – 1 (një) pozitë

I raporton: Udhëheqësit/es të/së Divizionit për Shitje dhe Kontraktim

Niveli i pagës: 6

Orët e Punës:  40 orë në javë

Kohëzgjatja e Kontratës: E pacaktuar (3 muaj punë provuese)

Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

Titulli i vendit të punës:  Zyrtar/e për Shitje

I raporton: Udhëheqësit/es të/së Divizionit për Shitje dhe Kontraktim

Niveli i pagës:  6

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Në bashkëpunim me Udhëheqësin/en krijon planin e punës në baza mujore;

Implemenon aktivitetet sipas planit të punës dhe raporton në baza të rregullta;

Klientët aktual I informon për produktet e reja të NPB-së;

Tek klientët e mundshëm informon për pakon e shërbimeve dhe produkteve;

Prezanton pakot, çmimet e shërbimeve/produkteve të NPB-së;

Demonstron projektet ideore përmes materialeve promovuese;

Bën shpërndarjen e materialeve promovuese përmes materialeve dhe mjeteve përkatëse;

Bashkëpunon ngushtë me Zyrën e Mediave për materialet promovuese;

Bashkëpunon me Zyrën për Projektim dhe Inxhiniering dhe me Arkitektët për skicat ideore të projekteve si dhe për maketet;

Bashkëpunon me të gjitha Departamentet që ofrojnë shërbime për klientët;

Krijon kontakte individuale/grupore me klientë dhe I informon ata në lidhje me shërbimet dhe produktet e NPB-së;

Puna e tij/saj duhet të kryhet në teren dhe pjesërisht në zyrë;

Në rast të mungesës së zyrtarëve tjerë me urdhër të menaxhmentit mund të zëvendësojë dhe të kryej detyra tjera;

Përgatit raport të punëve në lidhje me përshtypjet e klientëve për arritjen e knaqshmërisë së tyre dhe gjithashtu jep sugjerime për punët.

Kualifikimet

Diplomë universitare;

Përvojë pune së paku 1 vit.

Aftësi

Aftësi ndër personale dhe komunikuese, verbale dhe të shkruara;

Aftësia për të krijuar raporte dhe për të krijuar besim me klientët;

Aftësi të shkëlqyera negociuese dhe bindëse;

Njohuri në aplikacionet e paketës së Microsoft Office;

Njohja me teknikat e kërkimit të tregut dhe analizën e të dhënave.

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën:

www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

Dokumentet që duhet të bashkangjiten:

  • Aplikacioni i NPB-së;
  • Dëshmin e Diplomës Universitare ;
  • Dëshmitë për përvojën e punës së paku 1 vjeçare ;
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • Kopjen e letërnjoftimit;

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy  (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data 06.11.2023 deri më 20.11.2023.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark