Mallkimi në familjen e piktorit që arriti t'i "bëjë ëndrrat realitet" - Insajderi
×
Kulturë

Mallkimi në familjen e piktorit që arriti t’i “bëjë ëndrrat realitet”

Insajderi
25 July 2017 - 19:32
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një dekadë pas vrasjes së tij brutale, pikturat e Zdzisław Beksiński bënë famë botërore.

Nuk dihet qartë se nëse inspirimi i Beksinski vjen nga ngjarjet e tragjike të jetës së tij, apo thjesht piktori ishte aq i aftë të paraqesë pjesët më të errëta të vetëdijes së njeriut.

Përndryshe Beksinski njihet si piktori që arriti të sjellë ëndrrat në realitet.

Gjatë karrierës së tij të gjatë, Zdzisław Beksiński punoi në shumë fusha të artit: skulpturë, fotografi, art grafik, vizatim, dhe të fundit, pikturë.

Disa vite pasi që filloi pikturën, piktori polak filloi të vizatojë vepra të errëta, imazhe misterioze me trupa të vdekur, purgatorë dhe pamje të ferrit.

Këtë inspirim thuhet se Beksinski e ka marrë nga ankthet e tij, ai shpesh zgjohej në mes të natës të pikturonte.

Legjenda thotë se familja e piktorit mbante një mallkim. Gruaja e tij vdiq për shkak të një sëmundjeje, ndërsa i biri kreu vetëvrasje një vit pas vdekjes së nënës.

Pas gjithë kësaj tragjedie, i fundit u gjet i vdekur Bekniski në vitin 2005, me 17 plagë therjeje në trupin e tij.

Bekniski nuk i ndoqi trendët artistike, ai i qëndroi besnik stilit unik të ëndrrave të tij. Pas vdekjes së tij kjo i fitoi piktorit famë botërore./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark