Vdes gruaja e katërt e Frank Sinatrës - Insajderi
×
Kulturë

Vdes gruaja e katërt e Frank Sinatrës

Insajderi
25 July 2017 - 20:19
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gruaja e katërt dhe e fundit e Frank Sinatrës, Barbara Sinatra, ka vdekur sot. Barbara Sinatra ndërroi jetë 20 vite pasi që bashkëshorti i saj vdiq.

Barbara vdiq në shtëpinë e saj në Rancho Mirage, në Kaliforni. Kohëve të fundit ajo ishte përballur me dobësim të shëndetit nga mosha.

Barbara u martua me Frankun në vitin 1976 dhe mbeti grua e tij për gati 22 vjet – martesa më e gjatë prej katër martesave të Sinatrës.

Barbara dhe Frank nuk patën asnjë fëmijë së bashku, shkruan TMZ.

Ajo vdiq në moshën 90 vjeçare.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark