Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Komerciale për ta kthyer lëndën për “Rrugën “A” në rishqyrtim.
Ai e quajti si lajm të mirë për Prishtinën.
“Lajm i mirë për Kryeqytetin! Rinisin punimet në rrugën ‘Xhim Xhema’ (Rruga A). Dhoma e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale aprovon ankesat tona dhe shfuqizon vendimin e Shkallës së Parë për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit”, ka shkruar ai në Facebook.
Teksa ka publikuar pamje nga rifillimi i punimeve në këtë rrugë.
Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale, e kanë aprovuar si të bazuar ankesën e të paditurës Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) dhe palëve të interesuara- Komuna e Prishtinës dhe “Sallahu” sh.p.k, duke e kanë kthyer lëndën për “Rrugën “A” në rishqyrtim dhe rivendosje në dhomën e shkallës së parë.