Abazoviçit dhe Sylvinhos iu ndahet çmimi “Shqiponja e Artë” në Tiranë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abazoviçit dhe Sylvinhos iu ndahet çmimi “Shqiponja e Artë” në Tiranë

    Insajderi
    22 November 2023 - 20:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka marrë çmimin “Shqiponja e Artë” në Tiranë, në ceremoninë që është organizuar në përkujtim të ditës së arbëreshëve.

    Gjatë fjalës së tij pas marrjes së çmimit, Abazoviç tha se ky çmim duhet të jetë simbol bashkëpunimi dhe dashurie mes shqiptarëve në mbarë botën.

    “Kur kemi vendosur për herë të parë për mbledhjen e përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Malit të zi, propozimi ynë ka qenë si të bëhet një Shqiponjë, dhe ajo shqiponjë mund të jetë edhe e artë.

    Shqiponja e artë dy vendet i bashkon dhe krijon një urë bashkëpunimi. Shqiponja do të jetë simbol i përkohshëm i dashurisë dhe bashkëpunimit mes shqiptarëve në BE. Faleminderit shumë”, tha Abazoviç.

    Në Ditën e Arbëreshëve dhe Samitin e Diasporës, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar trajnerit të kombëtares Sylvinhos çmimin Shqiponja e Artë pasi sipas tij ai është një “shqiptar që po lind”.

    sylvinho shqiponja e arte


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark