NATO uron Pavarësinë e Shqipërisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    NATO uron Pavarësinë e Shqipërisë

    Insajderi
    28 November 2023 - 13:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    NATO përmes një postimi në rrjetin social X, ka uruar Shqipërinë në 111-vjetorin e Pavarësisë. Me foton e veçantë të një ushtari që mban në duar flamurin shqiptar shkruan: “Bashkohuni me ne për të festuar për aleatin tonë Shqipërinë në Ditën e tyre të Pavarësisë!”.

    Kujtojmë se në vitin 2009, Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të  Veriut.

    Anëtarësimi në NATO ka krijuar mundësinë që, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në vendimmarrjen e Aleancës, të jepet kontribut në përpunimin e çështjeve që lidhen me sigurinë euroatlantike e, për rrjedhojë, edhe me sigurinë kombëtare.

    Si anëtare e NATO-s, Shqipëria është në pozita më të mira për të konfirmuar interesat e saj kombëtare dhe për të rritur prestigjin dhe reputacionin kombëtar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark