Rama: Shqipëria, mbështetje Kosovës për të përafruar legjislacionin me BE-në - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Shqipëria, mbështetje Kosovës për të përafruar legjislacionin me BE-në

    Insajderi
    08 December 2023 - 20:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Kongresi i Partisë Socialiste u shpreh sot se Shqipëria do të ndihmojë bujarisht edhe Kosovën në procesin e përafrimit të legjislacionit me BE-në, edhe pse ende nuk është një vend kandidat në BE.

    Sipas tij, “Shqipëria jo vetëm do ta bëjë procesin e përfarimit të legjislacionit, por do ta bëjë shumëfish më shpejt se vendi që i ka bërë më shpejt deri tani”.

    “Dhe bujarisht do të ndihmojmë edhe Kosovën, që ende nuk është kandidat, por askush nuk e pengon dot që ta nisë mbivendosjen e legjislacionit dhe të jetë de facto një shtet që në legjislacion funksionon si një vend i BE-së”, theksoi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark