Rama: Mbështesim Kosovën për Lojërat Mesdhetare 2030 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama: Mbështesim Kosovën për Lojërat Mesdhetare 2030

    Insajderi
    09 December 2023 - 10:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama mori pjesë në pritjen zyrtare të anëtarëve të Komitetit Olimpik Mesdhetar, që për herë të parë zhvillojnë mbledhjen e Bordit në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, kryeministri theksoi rëndësinë e madhe të sportit për të rinjtë ndërsa shtoi se do të shtojnë disiplinat nëpër shkolla.

    Kryeministri kërkoi gjithashtu edhe mbështetje për përfshirjen e Kosovës në Lojërat Mesdhetare të vitit 2030.

    “Ne jemi të angazhuar të mbështesim Kosovën, kandidaturën e saj për lojërat mesdhetare të vitit 2030 dhe siç u informova dhe nga presidenti i kësaj organizate, në lojërat e para olimpike që do të ndodhin nëpër vende, në Prishtinë dhe Durrës, do të jemi krenar për vendimin që është marrë. Nuk ka qenë shumë i lehtë por merrni vendime si njerëz të sportit sepse nëse do të ishit të politikës nuk do të ishte kaq e lehtë.”, shtoi kryeministri.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark