Insajderi
Biznes

K O N K U R S: Referent/e i/e Arkivës

Insajderi
11 December 2023 - 11:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
K O N K U R S: Referent/e i/e Arkivës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në bazë të dispozitave të Nenit 8 të Ligjit të Punës, si dhe Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017, Neni 4, Ndërmarrja Publike Banesore Sh.A në Prishtinë, shpall:

K O N K U R S

Për plotësimin e vendit të punës

Titulli i vendit të punës:  Referent/e i/e Arkivës

I raporton: Shefit/es të/së Zyrës për Projektim dhe Inxhiniering dhe Udhëheqësit/es të/së Operativës

Niveli i pagës: 6

Orët e Punës:  40 orë në javë

Kohëzgjatja e Kontratës: E pacaktuar (3 muaj punë provuese)

Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

Titulli i vendit të punës:  Referent/e i/e Arkivës

I raporton: Shefit/es të/së Zyrës për Projektim dhe Inxhiniering dhe Udhëheqësit/es të/së Operativës

Niveli i pagës: 6

Detyrat dhe përgjegjësitë

  1. Mirëmban depon e arkivit;
  2. Pranon vetëm lëndët të cilat janë në rregull;
  3. Pas pranimit të lëndëve, kontrollon të gjitha lëndët nëse janë të kryera sipas ligjit, Udhëzimeve Administrative dhe rregulloreve në fuqi;
  4. Klasifikon lëndët sipas viteve, shenjave klasifikuese, numrit rendor, sipas Ligjit për Arkiva;
  5. Të gjitha lëndët i vendos në regjistrator sipas shenjave klasifikuese dhe pastaj i vendos në raftet e Depos së arkivit;
  6. Çdo lëndë që kërkohet pas arkivimit të saj Referenti/ja mund t’a lëshojë vetëm me leje të Shefit/es të/së Zyrës për Projektim dhe Inxhiniering (ZPI) dhe Udhëheqësit/es të/së Operativës;
  7. Mban librin e arkivit dhe regjistron të gjitha dokumentet të cilat janë në Depon e arkivit sipas radhës së dokumenteve dhe viteve;
  8. Kujdeset për afatoren e lëndëve të cilat duhet të ruhen në arkiva;
  9. Ruan konfidencialitetin e të dhënave që mban brenda Ndërmarrjes dhe është përgjegjës për informacionet që rrjedhin nga pozita e tij/saj si pasojë e neglizhencës apo për shkak të dëmtimit të Ndërmarrjes;
  10. Është përgjegjës/e për gjetjen e dokumenteve në arkivin e ZPI-së;
  11. Dokumentet dhe lëndët në përgjithësi të arkivuara i skanon dhe krijon bazën e të dhënave në formë elektronike;
  12. Përgatit raporte javore dhe mujore përShefin/en e Zyrës;
  13. Shefi/ja i/e Zyrës dhe Udhëheqësi/ja i/e Operativës mund t’a ngarkojë me detyra tjera që ndërlidhen me pozitën sipas nevojës së NPB-së;
  14. Në rast tëmungesës së zyrtarëve tjerë me urdhër të menaxhmentit mund të zëvendësojë dhe të kryej detyra tjera shtesë.

Kualifikimet:

• Diplomë universitare;

• Përvojë pune 1 vit;

• Preferohen kurse dhe trajnime tjera gjatë karrierës profesionale.

Aftësitë:

  • Aftësi të mira komunikuese në të folur dhe të shkruar si dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve sipas     prioriteteve;

• Njohuri për arkivim dhe ruajtje të dokumenteve;

• Të jetë në gjendje të punoj nën presion;

• Të ketë etikë në punë dhe integritet;

• Preferohet njohuri bazë e gjuhës angleze dhe gjuhës serbe.

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga web faqja e internetit në adresën:

www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

Dokumentet që duhet të bashkangjiten:

  • Aplikacioni i NPB-së;
  • Dëshmin e Diplomës Universitare ;
  • Dëshmitë për përvojën e punës 1 vjeçare ;
  • Preferohen kurse dhe trajnime tjera gjatë karrierës;
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • Kopjen e letërnjoftimit;

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy  (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data  11.12.2023 deri më  25.12.2023.

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark