Kërkesa e SPAK për Berishën: I ndalohet komunikimi me persona të tjerë, veç atyre në banesë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkesa e SPAK për Berishën: I ndalohet komunikimi me persona të tjerë, veç atyre në banesë

    Insajderi
    26 December 2023 - 18:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditën e nesërme Gjykata e Posaçme pritet të shqyrtojë kërkesën për masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës, ndërsa në kërkesën e SPAK thuhet se ish-kryeministri nuk lejohet të komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që banojnë me të.

    Mbrojtja e tij thuhet në kërkesën e SPAK, do të bëhet me punonjës policie të shtetit.

    Me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën rruga “Mustafa Matohiti”, duke u siguruar mbrojtja e tij me punonjës policie të shtetit si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”- thuhet në kërkesën e SPAK.

    Vendimi i Gjykatës së Posaçme ndaj Sali Berishës pritet të merret ditën e nesërme (e mërkurë), pasi sot u shty për shkak se dy avokatët e ish-kryeministrit kërkuan kohë që të njihen me provat. Në një deklaratë për mediat pas mbylljes së seancës, avokati Gjokutaj tha se e dënon mbikëqyrjen policore, pasi sipas tij nuk e parashikon ligji.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark