Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt, Maroku ia dorëzon të dyshuarin Shqipërisë, pritet ekstradimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulajt, Maroku ia dorëzon të dyshuarin Shqipërisë, pritet ekstradimi

    Insajderi
    30 December 2023 - 20:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet shqiptare kanë nisur punën për ekstradimin e personit të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj, në lokalin e tij në Shëngjin.

    Autori i dyshuar është arrestuar në Marok, ndërsa palët janë pajtuar për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Abc News ka siguruar foton e autorit, Ruben Saraiva, i cili është dorëzuar në duart e policisë shqiptare. Tashmë pritet ekstradimi dhe mbërritja e tij në Shqipëri.

    Vetëm pak ditë më parë autoritetet marokene pas ndërhyrjes së Interpol, ranë dakord për ekstradimin e 28-vjeçarit portugez, ndërsa tashmë pritet vetëm firmosja e dokumenteve. Data më e mundshme për të finalizuar ekstradimin është të dielën me 31 dhjetor.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark