Ministri i Jashtëm i Shqipërisë: Liberalizimi i vizave, i dobishëm jo vetëm për Kosovën por për të gjithë rajonin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë: Liberalizimi i vizave, i dobishëm jo vetëm për Kosovën por për të gjithë rajonin

    Insajderi
    01 January 2024 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani uroj Kosovën sot për liberalizimin e vizave.

    Hasani në rrjetin e tij në Facebook ka thënë se sot është një ditë e mirë për Kosovën sepse qytetarët e saj më në fund fillojnë të përfitojnë nga liberalizimi i shumëpritur dhe i merituar i vizave me Bashkimin Evropian.

    “Një hap i vonuar, që është i dobishëm jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-në”, shkroi Hasani.

    Qytetarët e Kosovës nga sot do të kenë të drejtën të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.

    Udhëtimi pa viza u mundëson qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë pa vizë për qëndrime të shkurtra si turist por edhe të vizitojnë miqtë apo familjarët, të marrin pjesë në ngjarje kulturore apo sportive, takime biznesi, trajtim mjekësor, për programe arsimore afatshkurtra si seminare, konferenca, punëtori, shkolla verore dhe çdo aktivitet i ngjashëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark