"Skiatorët e huaj po i zgjedhin ‘Bjeshkët e Nemuna’ të shkojnë për pushimet dimërore" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    “Skiatorët e huaj po i zgjedhin ‘Bjeshkët e Nemuna’ të shkojnë për pushimet dimërore”

    Insajderi
    01 January 2024 - 18:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shumë skiatorë të guximshëm me përvojë, po zgjedhin ‘Bjeshkët e Nemuna’ të shkojnë për pushimet dimërore.

    Kështu shkruan në një artikull e përditshmja britanike “Daily Star” që thekson se ky vargmal në gadishullin e Ballkanit perëndimor, është një nga vendet më të mira në Evropë për të bërë ski.

    Duke marrë parasysh pyjet e gjelbërta, luginat e mëdha, dhe peizazhet e mrekullueshme, nuk është për t’u habitur që 1 mijë e 500 kilometra katrorë të terrenit janë kaq shumë tërheqëse për skiatorët e huaj.

    Dhjetori deri në shkurt është koha më e mirë për të vizituar pasi kushtet atmosferike janë ideale për të apasionuarit pas këtij sporti dimëror.

    “Shqipëria ka shumë më tepër për të ofruar sesa plazhet e saj të mrekullueshme. Ajo është gjithashtu shtëpia e Alpeve spektakolare. Për ata që kërkojnë një arratisje në natyrë larg zonave turistike të ngarkuara, kjo është një vizitë e domosdoshme”, thonë ekipi i ekspertëve të udhëtimit.

    Teksa pseudonimi “Bjeshkët e Nemuna” mund t’i frikësojë pak turistët e huaj, nuk dihet saktësisht pse ka një emërtim të tillë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark