
Shërbimi Kombëtar i Kontrollit të Burgjeve zuri në flagrancë një shtetas të Shqipërisë i cili tentoi të fuste një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike në burgun e Vlorës.
Në pranga u vu shtetasi F.C, pasi gjatë kontrollit në skaner të disa ushqimeve të sjella për familjarët, në brendësi të patateve u konstatua një sasi e konsiderueshme lënde bimore, e dyshuar për lëndë narkotike kanabis sativa dhe lëndë narkotike e dyshuar e llojit “kokainë”.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasit F.C iu dërguan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Futja dhe mbajtja e sendeve të ndaluara në IEVP” shkruan euronews.al.