
Avokati, Cedomir Stojkovic ka publikuar vendimin ku shihet urdhri i Prokurorisë në Nish për arrestimin e politikanit serb, Nikola Sanduloviq, i cili u rrah brutalisht nga shërbimi sekret serb, shkruan Insajderi.
Në vendimin e publikuar nga Prokuroria thuhet se Sanduloviq u arrestua për shkak se ka publikuar në rrjetin social “X” një video ku shihet duke vendosur lule tek varret e Jasharajve.
“Këtu mund ta shihni vendimin/urdhrin e Prokurorit të Lartë Publik të Nishit për arrestimin e N. Sanduloviqit për: “Në rrjetin social X ka postuar se ka vendosur lule mbi varret e shqiptarëve në Kosovë”, shkruan avokati në “X”.
Sipas Stojokovic kështu veprohet vetëm në Bjellorusi