Mbajtje pa leje e armës - Policia arreston katër persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Mbajtje pa leje e armës – Policia arreston katër persona

    Insajderi
    08 January 2024 - 08:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka gjetur të paktën katër raste ku persona të dyshuar po mbanin armë pa leje, shkruan Insajderi.

    Dy raste në Podujevë, një në Prishtinë dhe tjetri në Fushë Kosovë.

    Gjatë kontrollit policia ka gjetur armë si; pushkë gjuetie, pistoletë, gëzhoja e fishekë.

    Rastet;

    · Majac, Podujevë / 07.01.2024 – 10:20. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie dhe 4 fishekë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    · Bërnicë e Poshtme, Prishtinë / 07.01.2024 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 6 fishekë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

    · Vragoli, Fushë Kosovë / 07.01.2024 – 12:15. Është arrestuar i dyshuari kosovar, nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij kanë gjetur dhe konfiskuar pistoletën dhe 3 gëzhoja. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    · Podujevë / 07.01.2024 – 17:30. Njësia policore gjatë kontrollit të një veture dhe afër saj kanë gjetur dhe konfiskuar 70 fishekë të kalibrit të ndryshëm. Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark