Deklarohet sërish vajza e Sanduloviqit, thotë se nuk po e lejojnë ta takojë në burg - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarohet sërish vajza e Sanduloviqit, thotë se nuk po e lejojnë ta takojë në burg

    Insajderi
    08 January 2024 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Klara Sanduloviq, vajza e Nikola Sanduloviq, dha detaje në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj të atit pak ditë më parë.

    Ajo theksoi se gjendja shëndetësore e të atit është e rëndë, por megjithatë ende nuk e di saktësisht pasi policia nuk i ka dhënë asnjë informacion për të dhe pse ishte ta vizitonte në burg.

    “Babai im ndodhet në burg prej tre ditësh. Shkova në burg ditën e djeshme në mëngjes dhe e pyeta për të ditur se si është gjendja e tij shëndetësore. Ata nuk donin të më thonin asgjë. Një nga policët më tha se i vinte keq, por që nuk kishte të drejtë të jepte informacion për gjendjen e tij shëndetësore dhe pse unë jam vajza e tij. Ata po e mbajnë atë për të fshehur gjendjen shëndetësore që është aktualisht” tha ajo në një intervistë për emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark