Helikopterët Black Hawk nga SHBA arrijnë në Shqipëri - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Helikopterët Black Hawk nga SHBA arrijnë në Shqipëri

    Insajderi
    13 January 2024 - 19:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë të ditur se nga SHBA ka arritur në Shqipëri kontigjenti i helikopterëve amerikanë UH-60 Black Hawk.

    “Mbërritje historike e helikopterëve të parë UH-60 Black Hawk të Shqipërisë. Një avion transportues C-17 i Shteteve të Bashkuara erdhi sot në Tiranë për të dorëzuar porosinë e parë të Shqipërisë për helikopterë Black Haëk, mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

    “Helikopterët e rinj do të ndihmojnë në forcimin e aftësive të forcave ajrore të Shqipërisë dhe aftësinë për të kryer evakuim mjekësor, rikuperim të personelit, misione kërkim-shpëtimi, si dhe mbështetje të lëvizjeve logjistike të NATO-s për operacione dhe stërvitje. Shtetet e Bashkuara janë krenare për partneritetin e fortë me Shqipërinë në fushën e mbrojtjes”, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark