U tremb nga tërmeti, vdes 20-vjeçari pasi rrëzohet nga shkallët në Lushnje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    U tremb nga tërmeti, vdes 20-vjeçari pasi rrëzohet nga shkallët në Lushnje

    Insajderi
    14 January 2024 - 10:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë është raportuar nga mediat në Shqipëri si pasojë e tërmetit 4.6 rihter që ra pas mesnate.

    TV Klan raporton se një 20-vjeçar nga fshati Çinar i Lushnjes ka vdekur pas lëkundjeve të tokës. Daniel Rika është trembur në gjumë dhe pasi është ngritur me shpejtësi ka tentuar të largohet me vrap.

    Ai është rrëzuar në shkallët e katit të dytë të banesës. 20-vjeçari jetonte bashkë me prindërit. Sipas të njëjtave burime, i riu vuante nga probleme me ankthin dhe për këta arsye kurohej.

    Raportohet se trupi i pajetë i të riut është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes ku pritet t’i ushtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.

    Tërmeti ishte i shkallës 4.6 të Rihetrit me thellësi 10 kilometër, ndërsa epiqendra ishte në Dushk të qyteti të Lushnjës.

    Dridhjet e tokës janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë, përfshirë Tiranën, Durrësin, Lushnjën, Elbasanin e Vlorën.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark