U realizua aktiviteti letrar "Turneu i shkrimtarëve" - Insajderi
×
Kulturë

U realizua aktiviteti letrar “Turneu i shkrimtarëve”

Insajderi
17 January 2024 - 10:15
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi” realizoi aktivitetin e saj kulturor dhe letrar “Turneu i shkrimtarëve në qyteza dhe fshatra të Kosovës”.

Ky aktivitet u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), së cilës i jemi mirënjohës përzemërsisht.

“Turneu i shkrimtarëve” u mbajtë në qytezat e Vushtrrisë, Lipjanit dhe Shtimes. Diskutimet për librin shqip dhe leximin e tij u zhvilluan në bibliotekat e qyteteve të lartpërmendura, si dhe në në ambientet e ndryshme shkollore në komunat e lartpërmendur dhe u mirëpritën me dashamirësi dhe kureshtje nga të pranishmit.

Diskutimet me të pranishmit u zhvilluan nga shkrimtarët Adil Olluri, Elvi Sidheri dhe Jehona Gashi.

“Turneu i shkrimtarëve” është një aktivitet i rëndësishëm kulturor e letrar, për faktin se përmes tij qytetarët dhe lexuesit qytezave dhe fshatrave të ndryshme të Kosovës mund të njihen me shkrimtarët e letërsisë së tashme shqipe në Kosovë. Po ashtu, është një aktivitet që mund ta nxisë kërshërinë e leximit dhe dashurinë për letërsinë bashkëkohore shqipe. Qëllimi parësor i aktivitetit tonë që t’ju mundësojmë të rinjve e të rejave të qytezave dhe fshatrave të vendit tonë njohjen e afërt e të drejtpërdrejtë me zhvillimet aktuale letrare në Kosovë. Gjithashtu, qëllim i ynë është që të kemi aktivitete edhe në pjesë të ndryshme të Kosovës, duke qenë se thuajse të gjitha organizimet letrare e artistike janë fokusuar në qendrën e Prishtinës.

Po ashtu, QKE “Sheshi”, në kuadër të këtij aktiviteti, dhuroi një shifër simbolike të veprave letrare të shkrimtarëve të tashëm shqiptarë për bibliotekat komunale të qytezave të sipërcekura.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark