Avokati serb niset drejt Serbisë: Do të kenë mundësi të më arrestojë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Avokati serb niset drejt Serbisë: Do të kenë mundësi të më arrestojë

    Insajderi
    19 January 2024 - 08:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Avokati serb Cedomir Stojkoviq ka njoftuar se mbrëmë ka qëndruar në Kosovë. Ai thotë se sot në orën 09:00 do të niset drejt Serbisë.

    Ai thotë se po e bën këtë njoftim në mënyrë që Serbia të ketë mundësi ta arrestojë.

    “Nga sot në orën 09:00 do të jem në Serbi. Në atë kohë kam në plan të kaloj kufirin. Në fushën e përgjegjësisë së Prokurorit të Lartë Publik në Vranjë dhe Nish, i cili do të ketë mundësi të më arrestojë mua, sikurse Nikolla Sanduloviqin, sepse kam vendosur lule në varrin e fëmijës shtatëvjeçare Blerina Jashari.  Nëse humbasin, ata e kanë mundësinë e tyre të radhës në Beograd”, ka shkruat ai në X.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark