Abuzoi seksualisht me të miturën, gjykata merr vendim për mjekun Dervish Hasi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Abuzoi seksualisht me të miturën, gjykata merr vendim për mjekun Dervish Hasi

    Insajderi
    20 January 2024 - 17:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Tiranes caktoi masën e arrestit në burg për mjekun Dervish Hasi, që abuzoi me një të mitur.

    Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura në Gjykatën Penale. Mjeku akuzohet nga Prokuroria për trafikimin e të miturve dhe pornografi.

    Sipas hetimeve, 42-vjeçari kryente marrëdhënie seksuale në grup dhe krijonte video porno. Nga sekuestrimi i aparatit celular, policia zbuloi se të pestë personat kishin hapur një ‘chat’ grup, ku shkëmbenin mesazhet dhe videot që prodhonin së bashku.

    E mitura 16-vjeçare kishte 2 vite që frekuentonte banesën e tij, ku kalonte 2-3 ditë. Ai ka deklaruar se është besimtar dhe kishte edhe tre partnere të tjera.

    Paraprakisht dyshohet se ai e ka manipuluar me terma besimi, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.

    Policia mori informacion për këtë shfrytëzim dhe ndërhyri kur e mitura shkoi në banesën e 42 vjeçarit.

    Dervish Hasi është emër i njohur për policinë, pasi i është vënë tritol në vitin 2019. Ai është i hetuar dhe për vepra kriminale më herët por nuk janë provuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark