Dyshohet se spiunoi për Shqipërinë dhe Kosovën, arrestohet Adis Dazdareviq - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dyshohet se spiunoi për Shqipërinë dhe Kosovën, arrestohet Adis Dazdareviq

    Insajderi
    24 January 2024 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Adis Dazdareviq, zyrtar i lartë dhe kandidat për këshilltar komunal i Aleancës Boshnjako-Serbe në zgjedhjet e fundit lokale në Novi Pazar, është arrestuar sot.

    Ai dyshohet se është pjesë e një rrjeti spiunazhi të organizuar nga D.R. në territorin e Serbisë dhe se me urdhër të tij po grumbullonte të dhëna dhe informacione të rëndësishme për shërbimin inteligjent të Shqipërisë dhe Kosovës, raporton SanxhakPress, përcjell Insajderi.

    Të dhënat e mbledhura nga Dazdareviq janë dorëzuar te D.R., i cili më pas i ka përcjellë në shërbimet inteligjente të Shqipërisë dhe Kosovës, për çka kanë kompensim monetar., transmeton Insajderi.

    Gjatë kontrollit të lokalit të cilin e ka shfrytëzuar Dazdareviqi, janë gjetur një sërë sendesh që kanë të bëjnë me kryerjen e veprës penale.

    Ndaj Dazdareviq është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark