Japonia publikon foton e parë nga sipërfaqja e Hënës - Insajderi
×
Teknologji

Japonia publikon foton e parë nga sipërfaqja e Hënës

Insajderi
25 January 2024 - 15:17
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Japonia ka publikuar imazhin epik të sipërfaqes hënore që u shkrep nga pajisja e vendosur brenda roverit SLIM.

Sonda japoneze SLIM zbarkoi më 19 janar në Hënë me një ulje tepër të saktë pavarësisht se kishte probleme me motorin e saj në momentin e fundit, njoftoi sot Agjencia Japoneze Hapësinore.

Imazhi i fundit i publikuar nga agjencia japoneze tregon provat e këtij zbarkimi të suksesshëm.

Fotografia u shkrep nga roboti në formë topi LEV-2 i njohur gjithashtu edhe si SORA-Q, që ishte integruar brenda roverit SLIM. /Telegrafi/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark