Insajderi
Insporti

“Është e vështirë…”, ish futbollisti më i paguar në botë flet pasi përfundoi në psikiatri

Insajderi
25 January 2024 - 15:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Është e vështirë…”, ish futbollisti më i paguar në botë flet pasi përfundoi në psikiatri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ish-futbollisti i kombëtares argjentinase, Ezequiel Lavezzi po përjeton momentet më të këqija të jetës së tij.

Lavezzi në dhjetor u dërgua në spital me një plagë me thikë në bark dhe një klavikulë të thyer.

Radioja uruguaiane FM Gente pretendon se Lavezzi është therur me thikë nga vëllai i tij.

Tre javë pas kësaj, ai e teproi me mbidozë dhe përfundoi në terapi intensive, ndërsa tani përfundoi në psikiatri.

“Ai po kalon një problem të ashpër dhe është pranuar në psikiatri, një institucion i shëndetit mendor, për herë të dytë në tre javë”, ka shkruar gazetari Fabrizio Romano.

Megjithatë, tani është vet Lavezzi, i cili ka folur shkurtimisht për situatën e tij.

“Është e vështirë. Por duhet ta bëj, duhet të rregulloj jetën dhe zakonet e mia. Duhet ta bëj për djalin tim”, ka thënë Lavezzi për L’Equipe.

Lavezzi ishte futbollisti më i paguar në botë. Ai fitoi mbi 20 milionë euro në Hebei të Kinës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark