Insajderi
Biznes

KONKURS: Zyrtar/e për Zhvillim dhe Monitorim Strategjik

Insajderi
26 January 2024 - 15:31
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
KONKURS: Zyrtar/e për Zhvillim dhe Monitorim Strategjik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Titulli i punës: Zyrtar/e për Zhvillim dhe Monitorim Strategjik

I raporton: Menaxherit/es të/së Departamentit për Zhvillim dhe Planifikim Strategjik

Niveli i pagës: 6

Orët e Punës:  40 orë në javë

Kohëzgjatja e Kontratës: Me kohë të pacaktuar ( puna provuese 3 muaj)

Vendi Punës: Rr. “Zija Shemsiu” nr. 22, Ulpianë- Prishtinë ( selia e Ndërmarrjes Publike Banesore)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Monitoron dhe vlerëson planet dhe aktivitetet e Departamenteve konform Planit të biznesit dhe Strategjisë zhvillimore.
  2. Zhvillon planet strategjike dhe operacionale
  3. Dizajnon dhe mirëmbanë sistemin për menaxhim te monitorimit dhe vlerësimit , format raportuese, udhërrëfyesit dhe dokumentet përkrahëse
  4. Ofron ndihmë për implementimin e strategjive.
  5. Të ndërmarr vizita në terren, vizita kontrolluese dhe intervista për monitorim të shërbimeve të ofruara në nivel të NPB-së.
  6. Ndërmerr  aktivitete monitoruese dhe vlerësuese për të vlerësuar performancën përkundër planeve formale.
  7. Zhvillon, implementon dhe monitoron një strategji të kualitetit dhe planifikimit duke përfshirë procedurat për kontroll të kualitetit, masat e performancës dhe standardet e shërbimeve.
  8. Zyrtari për Monitorim dhe Vlerësim është përgjegjës për të punuar ngushtë me menaxherët projekteve që të arrijnë monitorim efektiv, vlerësim, vlerësim të ndikimit, rishikim dhe raportim të rezultateve të punës.
  9. Raporton për punët e kryera te udhëheqësi i Departamentit  duke përgatit raportet e punës në baza ditore, javore, mujore, vjetore për punën që është ngarkuar.
  10. Mbikëqyrësi i Departamentit mund ta ngarkojë me detyra të tjera sipas nevojave të NPB-së;
  11. Ne rast mungese të punonjësve tjerë, me urdhër te mbikëqyrësit mund ta zëvendësojë dhe të kryej detyra tjera.
  12. Kryen edhe detyra tjera që ndërlidhen me përshkrimin e detyrave te punes, si dhe detyrave të ngarkuara nga menaxhmenti.

Kualifikimet:

• Diplomë universitare,

• 1 vit përvojë pune;

• Preferohen kurset dhe trajnimet tjetra gjatë karrierës profesionale.

Aftësitë:

  • Aftësi të larta analitike dhe organizative;
  • Aftësi për t’iu përshtatur prioriteteve, kërkesave, afateve kohore;
  • Aftësi komunikimi dhe bashkëpunimi;
  • Shkathtësi kompjuterike në Microsoft Office ;
  • Njohje e sektorit publik lokal/qendror.

Procedura e Konkurrimit

Kandidatët e interesuar, formularin zyrtar mund ta marrin në zyret e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore apo ta shkarkojnë nga ëeb faqja e internetit në adresën:

www.npbanesore.com/shpalljet/mundesi-punesimi/ . Dokumentacionin mund ta paraqesin në kopje fizike në Divizionin e Burimeve Njerëzore në adresën: rr. Zija Shemsiu, nr. 22, Prishtinë, ose të aplikojnë përmes emailit zyrtar: [email protected] apo përmes postës. Kandidatët të cilët konkurojnë duhet të shënojnë saktë adresën, numrin e telefonit kontaktues si dhe email adresën. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në procedura të tjera të rekrutimit.

Dokumentet që duhet të bashkangjiten:

  • Aplikacioni i NPB-së;
  • Dëshmitë për Shkollim- Diplomë universitare;
  • Dëshminë për përvojën e punës 1 vit;
  • Certifikatën që nuk jeni nën hetime nga Gjykata (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • Kopjen e letërnjoftimit;

Shënim: Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim nëse arrijnë brenda dy  (2) ditësh. Aplikacionet që arrijnë pas këtij afati dhe ato të pakompletuara me dokumentacionin përkatës nuk do të shqyrtohen. Kandidati/ja i/e përzgjedhur obligohet të sjellë ҫertifikatën mjekësore që është në gjendje të mirë shëndetësore si fizike ashtu dhe psiqike para nënshkrimit të kontratës.

APLIKACIONET DHE DOKUMENTACIONI I PAKOMPLETUAR SIPAS KËRKESAVE TË PËRCAKTUARA NË KËTË SHPALLJE SI DHE ATO QË ARRIJNË PAS SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT, NUK DO TË SHQYRTOHEN.

Shpallja është e hapur që nga data 26.01.2024 deri më  09.02.2024

Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në Divizionin e Burimeve Njerëzore të Ndërmarrjes Publike Banesore në nr. tel. : 038 553 311.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark