Ali Ahmeti me veteranë të UÇK-së feston me këngë të Ilir Shaqirit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Ali Ahmeti me veteranë të UÇK-së feston me këngë të Ilir Shaqirit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

    Insajderi
    28 January 2024 - 11:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Talat Xhaferi pas pak do të zgjidhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

    Veteranë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Maqedoninë e Veriut dhe kreu i BDI’së, Ali Ahmeti, ndodhen tashmë në Kuvend.

    Zëvendëskryeministri shqiptar atje, zyrtari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi tha se dëshiron “t’i ndajë emocionet” duke u lajmëruar drejtpërdrejt në Facebook nga ambientet e Kuvendit, ku u dëgjuan edhe këngë të Ilir Shaqirit e këngë të tjera shqip. Ahmeti bashkë, ka kënduar po ashtu.

    “Urime të gjithë shqiptarëve. Është ngjarje e madhe sigurisht. Te të gjithë të i kam takuar deri më tani, shkëlqejnë sytë te të gjithë, ministrat e deputetëve”, tha Ali Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark