Historike - Talat Xhaferi është kryeministër i Maqedonisë së Veriut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Historike – Talat Xhaferi është kryeministër i Maqedonisë së Veriut

    Insajderi
    28 January 2024 - 14:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Politikani shqiptar Talat Xhaferi është zgjedhur kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

    65 deputetë votuan pro qeverisë teknike që do të drejtohet nga Xhaferi. Ndërkaq, 3 deputetë votuan kundër. Të pranishëm në seancë, ishin 11 deputetë nga 120 që ka në total Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

    Pas votimit, qeveria teknike bëri betimin, teksa Xhaferi u shpreh se do të zbatojë kushtetutën dhe ligjet e vendit. Qeveria teknike e Xhaferit ka mandat organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare të caktuara për 8 maj.

    Pjesë e qeverisë teknike do të jetë edhe partia maqedonase opozitare, VMRO DPMNE, e cila do të udhëheqë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe atë të Punës dhe Politikës Sociale. Në ekzekutivin teknik, kjo parti do të ketë edhe tri zëvendëskryeministra, me kompetenca të veçanta, raporton abcnews.al.

    Ndryshime në postet e tjera ministrore nuk do të ketë. Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), Lidhja Social Demokrate (LSDM) dhe Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojnë të udhëheqin ministritë që aktualisht kanë nën drejtim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark