Me 340 mijë euro në makinë, kapet çifti i shqiptarëve që udhëtonte drejt Spanjës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Me 340 mijë euro në makinë, kapet çifti i shqiptarëve që udhëtonte drejt Spanjës

    Insajderi
    03 February 2024 - 12:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia doganore në Francë bën me dije se ka ndaluar një çift shqiptarësh të cilët transportonin në makinën e tyre një sasi të madhe parash të padeklaruara.

    Doganierët i ndaluan dy shqiptarët në autostradën A63, teksa sipas raportimeve ata ishin duke udhëtuar nga Gjermania në drejtim të Spanjës.

    Makina e shqiptarëve u kontrollua me qen dhe ishte pikërisht ai që zbuloi dhe sasinë e parave që ishte fshehur në një bagazh të dyfishtë.

    Pas verifikimeve rezultoi se në makinën e shqiptarëve kishte 340 mijë euro, të cilët ata nuk i kishin deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

    Emri i dy të arrestuarve nuk bëhet me dije për motive hetimore, teksa policia dyshon se shqiptarët ishin dy korrierë që transportonin paratë e siguruara nga grupet e drogës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark