Gripi i syrit në Tiranë - Mjekët: Janë shtuar rastet, mund të çojë në verbim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gripi i syrit në Tiranë – Mjekët: Janë shtuar rastet, mund të çojë në verbim

    Insajderi
    06 February 2024 - 20:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gripi i syrit po përhapet me shpejtësi tek qytetarët në Tiranë.

    Çdo ditë në qendra shëndetësore, një mjek okulist viziton të paktën 5 pacientë që rezultojnë të prekur nga ky virus dhe këtë situatë ata e cilësojnë alarmante, për shkak të dëmeve që shkakton ky virus në shikimin e pacientit.

    Mjekja okuliste në qendrën shëndetësore 8 në Tiranë, Rezarta Shkurti thotë se ky grip ka prekur të gjithë grupmoshat. Koha e gjatë që i duhet pacientit për t’u shëruar është një nga disavantazhet e këtij infeksioni në sy.

    Gripi i syrit është i ngjashëm me një infeksion nga faktorë të tjerë bakteriale dhe kjo shpesh i bën pacientët neglizhentë për t’u paraqitur tek mjeku okulist. Por mjekët thonë se mostrajtimi në kohë mund të bëhet shkak për dëmtime serioze deri në humbje shikimi./abcnews.al


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark