Insajderi
Biznes

Ujë Rugove vazhdon partneritetin me Federatën e Hendbollit të Kosovës

Insajderi
08 February 2024 - 14:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Ujë Rugove vazhdon partneritetin me Federatën e Hendbollit të Kosovës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ujë Rugove ka vazhduar partneritetin me njërën nga Federatat më të mëdha sportive në Kosovës, atë të Hendbollit.

Sporti dhe Ujë Rugove vazhdojnë të jenë në sinkron, kjo pasi uji më i mirë në Kosovë vazhdon të jetë sponsor i klubeve dhe Federatave të ndryshme sportive.

Marrëveshja e fundit që Ujë Rugove ka nënshkruar është ajo e rinovimit me Federatën e Hendbollit të Kosovës, duke vazhduar bashkëpunimin disavjeçar.

“Jemi krenar të njoftojmë se dje në zyrat e FHK-së, u vazhdua marrëveshja e bashkëpunimit mes Korporatës Rugove dhe Federatës së Hendbollit të Kosovës”.

“Marrëveshje është nënshkruar nga Anëtari i Bordit të FHK-së, Edi Kolgeci dhe Drejtori i Marketingut të Korporatës Rugove, Dëfrim Puka”, thuhet në njoftim.

Sekretari i Përgjithshëm i FHK-së, Izet Gjinovci, dorëzoi edhe një mirënjohje për bashkëpunimin e suksesshëm të vitit të kaluar.

Ndryshe, Ujë Rugove do të jetë Uji Zyrtar i Përfaqësueses së Hendbollit të Kosovës, duke mbështetur kështu hendbollistët në rrugëtimin për Kampionatin Botëror të Hendbollit 2024, si dhe grupmoshat e reja në dy Kampionatet Evropiane që do të organizohen në vendin tonë


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark