Tronditet Kurbini, vritet ekonomisti, plagoset pronari i firmës së inerteve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tronditet Kurbini, vritet ekonomisti, plagoset pronari i firmës së inerteve

    Insajderi
    10 February 2024 - 08:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqipëri- Mëngjesin e kësaj të shtune Kurbini është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Ekonomisti i një firme inertesh është vrarë me armë zjarri, ndërsa ka mbetur i plagosur pronari i saj.

    Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

    Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

    Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark