28 vjeçari e tepron me shpejtësinë, policia e gjobitë dhe i vë masë mbrojtëse - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    28 vjeçari e tepron me shpejtësinë, policia e gjobitë dhe i vë masë mbrojtëse

    Insajderi
    11 February 2024 - 22:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia Rajonale e Komunikaciomit Rrugor, në rrugën magjsitrale Ferizaj-Kaçanik, ka ndaluar shoferin SH.B., i moshës 28-vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h ka zhvilluar shpejtësi 128 km/h.

    Rasti ka ndodhur me datën 11.02.2024 rreth orës 20:20.

    Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

    Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

    /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark