Gjykata i del kundër Ministrit Faton Peci, vendos pro multimilionerit për pompën përballë AKI-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata i del kundër Ministrit Faton Peci, vendos pro multimilionerit për pompën përballë AKI-së

    Insajderi
    12 February 2024 - 17:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Komerciale e Kosovës ka aprovuar kërkesën e milionerit Habib Morina, pronarit të pompës së derivateve “Patroni” për të shtyrë vendimin e Ministrisë së Faton Peci i cili javë më parë i vendosi shirita të verdhë objektit të pompës së derivateve dhe restorantit që ndodhet përball AKI’së.

    Në vendimin e Gjykatës të cilin e ka siguruar Gazeta Insajderi, thuhet se është aprovovuar kërkesa e N.T.SH “Patroni” për shtyrjen e vendimit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për mbyllje të kompanisë, derisa gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor.

    Këtë vendim, gjykata e ka arsyetuar se mbyllja pompës së derivateve “Petroni” do t’i sjell dëme kompanisë dhe ia pamundëson realizimin e fitimeve nga aktiviteti i tij ekonomik.

    Shtyrja e ekzekutimit të vendimit nuk është në kundërshtim me interesin publik dhe palës kundërshtare nuk i shkakton ndonjë dëm pasi që paditësi do të vazhdojë të paguajë kompensimin e të paditurit në emër të shfrytëzimit të pronës së paluajtshme sipas obligimeve kontraktuale deri në marrjen e një vendimi përfundimtar në gjykatë lidhur me çështjen kryesore sipas kërkesëpadisë”, thuhet në arsyetimin e gjykatës.

    Me 1 shkurt, Ministria e Bujqësisë në koordinim me Policinë e Kosovës përmes një aksioni kishte bllokuar punën e pompës së derivateve “Patroni” duke e lënë jashtë funksionit.

    Sipas vendimit që Insajderi kishte siguruar në ditën e aksionit, thuhet se N.T.SH “Patroni”, pronë e biznesmenit milioner Habib Morina, ka pasur kontratë deri në përfundim të 2023’ës për shfrytëzimin me qira të kësaj prone.

    Me të njëjtin arsyetim Ministria e Bujqësisë ka marrë vendim për lirimin e pronës së pompës së derivateve N.T.SH. “Patroni”.

    “…Pra Patroni nga data 01.01.2024 është dashur ta liroj pronën në fjalë nga njerëzit dhe sendet për shkak se i ka skaduar kontrata. Për lirimin e kësaj prone brenda afatit N.T.SH. Patroni është njoftuar tri herë dhe atë përmes shkresës së datës 10.10.2023 nr.2057/2…”, thuhet në arsyetimin e vendimit të dikasterit të Bujqësisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark