Gara me makina, policia gjobit dy vozitësit që po bënin gara me BMW dhe Audi A6 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gara me makina, policia gjobit dy vozitësit që po bënin gara me BMW dhe Audi A6

    Insajderi
    12 February 2024 - 21:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Mbajtja e garave me makina në rrugët e Kosovës po vazhdon edhe pas tragjedisë që ndodhi javë më parë ku mbetën të vdekur tre të rinj, shkruan Insajderi.

    Të hënën, policia ka gjobitur dy vozitës të cilët po garonin me vetura të tipit BMW dhe AUDI A6.

    Sot rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, nga njësiti i trafikut rajonal, janë gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura”, njofton policia.

    Organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe se çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet, thuhet tutje në njoftim.

    /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark